Startseite
Drenica
Azem Galica
Adem Jashari
Hasan Prishtina
Shaban Polluzha
Hashim Thaqi
Poezi
Libri i vzitorve


Lumja ti Drenicë e Kuqe-Asnjë plumbë kurrë nuk e huqe!

Për qështjen kombtare, Drenica asnjëher nuk i ka kursyer trimat!

Në qendrën e Dardanisë ilire, gjëgjësisht të Kosovës së sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trevë kreshnikësh, që në antikë njihej me emrin Klapotnik na e përkujton qdo herë historinë tonë të lavdishme në shekuj. Ky emër kaq i dashur dhe krenar për ne, gjithmonë ka qenë dhe është tmerr për armiqtë tanë. Sa e sa herë armiq të ndryshëm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanë eshtrat në te. Kjo fole trimash u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.

Drenica nuk dihet se si e mori emrin. Mund të jetë se kjo rrjedh prej fjalës dré - dréri, pasi që dikur drerë kishte mjaftë në këto vise bregore. Drenica përfshin një territor kodrinor ndërmjet Fushës së Kosovës në lindje prej Goleshit e Qiqavicë, maleve të Carralevës në jug, malit Mokna në veri dhe rrafshit të Dugagjinit në perëndim. Pra, ajo paraqet një territor kompakt, një tërësi gjeografike, në të cilën gravitojn mbi 100 fshatra. Në pikëpamje administrative është e copëtuar dhe fshatrat e saja u takojnë disa qendrave komunale: Skënderajt, Gllogovcit, Lipjanit, Vushtrrisë dhe Malishevës.

Drenica e Kuqe

Edhe pas vitit 1455, kur Kosova përfundimisht ra nën sundimin turk, Drenica mbeti e papërkulur dhe e panënshtruar. Kjo zgjati (mbi 400 vjet) deri rrethviteve 1850-1860, kur njëfar Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinës, i pushtoi disa fshatra të kësaj treve, të cilat sot e kësaj dite njihen me emrin Drenica e Pashës. Siq tregojnë pleqtë, ky farë pashai erdhi nga drejtimi i Prishtinës dhe pa ndonjë kundërshtrim të fortë i pushtoi fshatrat deri te Qikatova. Kur e dëgjuan këtë drenicasit e morën si dhunë nderi, fyerje të rëndë dhe ia kthyen pushkën, duke mos e lënë të shkojë më tutje. Kështu pjesa tjetër e Drenicës, që nuk u nënshtrua por i mbrojti trojet e veta me armë e me gjak, u quajt Drenica e Kuqe. Pra, që nga ky moment historik, Drenica ndahet në dy pjesë.

1) Drenica e Kuqe ose Drenica e Epërme, në veri, që përfhsin pjeshën dërrmuese të fshatrava (afër 80) dhe

2) Drenica e Pashës ose Drenica e Ultë, në jug, që përfshin diku rreth 20 fshatra.   

Sidoqoftë, Drenica në historinë tonë kombëtare, mbetet territor i qëndresës shqiptare, që secilit pushtues i rezistoi me armë në dorë. Që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, nga kjo trevë dolën njerzë që me pushkë e me penë luftuan për qlirim dhe pavarësi kombëtare. Kështu, në luftën e parë kundër osmanëve, në Betejën e Kosovës, trimi drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skënderajit) do ta plagosë për vdekje sulltan Mratin I . Edhe në luftën e mëvonshme antiosmane, që e udhëhoqi Austria, morën pjesë shqiptarët. Më 1689 pas Pikolomenit kishte rreth 6000 shqiptarë, shumica drenicas.

Emri Drenicë ua shtinte frikën armiqve. Edhe vetë sulltanin nuk e linte të qetë në Stamboll. Sa e sa fermane u nënshkruan e sa e sa koka pashallarësh u prenë për të, por kot. Tërë Ballkani dhe Evropa ishin qetësuar e në Drenicë ende skishte pushtet të plotë turk. Edhe atëherë kur provuan ta vëjnë pushtetin, më 1891, dështuan: Saraji Hamidije në mes Llaushës, Polacit e Prekazit u rrënua plotësisht ndërsa kajmekami me gjithë nënpunësit e tjerë u dëbuan brenda natës.

Pushteti borgjez serb ia kishte dron kësaj ane aq shumë sa që e quante << vend grajzish >>. Kunsulli serb në Prishtinë (gjatë sundimit turk) Borisllav Nushiqi (1864-1938) lavdërohej, që hipur mbi kalë, kishte kaluar nëpër tokën e Drenicës. Edhe në elaboratet e ndryshme që gatuheshin nëpër kabinetet e krerëve dhe akademikëve serbë për shpërnguljen dhe zhdukjen e shqiptarëve, Drenica parashikohej si vendi më i rrezikshëm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia vendëse (shqiptarët). Vetë mbreti Aleksandër pati propozuar që ky territor të shkatrrohej plotësisht. Borgjezia serbe mendonte se me djegjen e fshatit të fundit dhe me vrasjen e fëmijës së fundit në Drenicë. për opinionin tonë do të hiqet nga rendi i ditës edhe vetë qështja shqiptare.

Numri i atyre që luftuan kundër pushtuesve turq, austrohungarez e posaqërisht kundër atyre serbë është shumë i madh. Nga trevat e Drenicës u dalluan: Bejtë Galica, Ahmet Delija, Shaqir Smaka, Azem Bejtë Galica, Shotë Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Reqaku, Fazli Berani, Bajram Tërdevci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku etj.

"Mos kij besim te serbët!...."

Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore rezistenca dhe revolta më e madhe kundër sllavokomunistëve qetnikë shpërtheu në Drenicë. Këtu ende ruhej amaneti i Azem Bejtë Galicës dhe i shokëve të tij se << besë me shka nuk ka >>. Ky amanet u rikujtua edhe gjatë atyre viteve të stuhishme. Më 8 prill 1943, kur nëpër fshatrat e Drenicës propagandohej për vllazërim-bashkim, Fadil Hoxha vetë shkoi në fshatin Berishë. Aty u takuan me plakun e menqur të atij fshati, me Tahir Berishën, i cili pos tjerash i pat thënë: << Mos kij besim te serbët! Gjithmonë na kanë mashtrue e kanë me ju mashtrue.>> Kjo doli e saktë dhe shumë shpejt u vërtetua. Brenda muajve janar-shkurt 1945 u bë ploja mbi Drenicë. Gjatë kësaj periudhe të ndërlikuar historike në mesin e shumë të tjerëve u dalluan: Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ahmet e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gërguri etj.

Hasan Prishtina

Nga treva e Drenicës, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinës (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin dhe jetën e dha për të mirën e kombit. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë.

Në përfundim të kësaj flete po e citojmë shkrimtarin tonë të njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: << Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveq pushtetit të vet. Kurkujt pra nuk i është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diqka ishte vetëm një: Ai i Lekës >>. 

GALICA

Në vazhdën e luftërave qindvjeqare të popullit shqiptar kundër pushtuesve të ndryshëm, që pamëshirshëm u vërsulen mbi trojet tona, u vequan disa lokalitete dhe vendbanime për një qëndresë dhe rezistencë të përhershme. Ato nëpër vite e shekuj u përballuan rrebesheve dhe stuhive shkatërrimtare e robëruese, për qka bënë emër dhe zunë vend nderi në altarin e historisë sonë kombëtare.

Në mesin e këtyre   vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i të cilave na ngjall ndjenja të veqanta respekti e admirimi, qëndron edhe fshati Galicë, i cili shtrihet në hapësirën verilindore të Drenicës së Kuqe.

E vendosur në një rrafshlartë prej 500 metrash lartësi mbidetare, e rrethuar nga të katër anët me kodra gjysmë të zhveshura shkëmbore, na i përkujton fortesat e papërkulura ilire. Kanë pasur të drejtë ata që kanë thënë se ai që e ka pushtetin e shkruan edhe historin. Mirëpo, Galica si dhe shumë fshatra tjera shqiptare, e ka thyer këtë parim. Ajo me gjakun e bijve dhe bijave të veta, në qdo gur e në qdo shkëmb, e shkroi historin e pashlyeshme, e cila i sfidoi të gjitha historitë borgjeze e tendencioze që paten karakter falsifikues e denigrues.

Vendbanim i lashtë

Galica është vendbanim shum i hershëm. Për herë të parë e gjejmë të shënuar në defterin turk të vitit 1447 me emrin Kalica. Atëherë kishte mbi 30 shtëpi dhe sikurse shumica e fshatrave  të Drenicës dhe ajo i përkiste rrethit të Vushtrrisë. Emri i saj i parë ka për bazë emrin Kolë, që tregon përkatsin fetare katolike të banorve të saj dhe bindshëm e dëshmon praninë e tyre në këtë vend para ardhjes së turqve. Këtë më së miri e vërteton edhe toponimi i sotëm: Livadhi i Kolë Bibës, i cili gjendet në lindje të fshatit ku ende mund të hetohen gjurmët e një vendbanimi të lashtë.

Fisi Kuq

Të gjithë banorët e Galicës i përkasin vetëm një fisi, fisit Kuq.

Kuqi së bashku me fisin Hoti dhe fisin Kelmendi, sipas të gjitha burimeve të shkruara ekzistuese,  janë paraqitur qysh gjat shekujve XIV-XV, dmth. janë ndër fiset më të vjetra shqiptare.

Në Drenicë të këtij fisi janë edhe banorët e fshatrave: Prekaz, Obri, Tërnavc, Murgë, një pjesë e Tërdevcit dhe lagja Ferizaj në Mikushnicë. Edhe sot mbajnë lidhje farefisore dhe nuk lidhin martesa.

Dikur, para më se 200 vjetësh, ky fshat ishte i vogël dhe i varfër siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Në mesin e atyre familjeve të pakta shquhej ajo e Abaz Bejtës pasardhsi i së cilës është Bejtë Galica (babai i Azemit).

Bejtë Galica
Dikur, para më se 200 vjetësh, Galica ishte një fshat i vogël dhe i varfër siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Në mesin e atyre familjeve të pakta shquhej ajo e Abaz Bejtës. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte më trimi e më bujari. Azemi kishte vetëm një djalë, Bejtën.

Bejtau lind në pranverën e vitit 1853 në Galicë. Që nga fëmijëria, duke qëndruar nëpër odat e fshatit, mori mësime të mira. Aty i lindi dashuria për atdheun e vet, për popullin shqiptar që po vuante nën zgjedhen turke dhe për qdo gjë kombtare. Krahas tyre, në anën tjetër, i shtohej urretja kundër pushtuesve që nuk po e linin rehat këtë tokë stërgjyshore.

Azemi e martoi djalin (Bejten) në moshë më të re se moshatarët e tij, pse ishte mashkulli i vetëm në familje. E martoi me një vajzë nga Kutllovci, me të cilën i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesë vjetësh   i vdes gruaja e parë dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijën e Kurt Selacit që ishte i njohur në tërë Shalën e Mitrovicës për trimëri dhe menquri. Me të i pati edhe tre fëmijë: Azemin, Mihanën dhe Ademin. Edhe fëmijët Bejta i edukoi në frymën patriotike dhe luftarake. Këtë e bënte jo me fjalë, por me veprime konkrete duke marrë pjesë aktive në qdo kryengritje që organizohej kundër hordhive otomane.

Qysh më 1890/91, kur Perandoria turke bëri përpjekje për ndryshime administrative në Vilajetin e Kosovës dhe për vendosjen e pushtetit në Drenicë, ai u gjend në radhët e para. Siq dihet Drenica i përkiste rrethit të Vushtrrisë. Sulltani ishte i interesuar që të krijojë një rreth të posaqëm në Drenicë, në mënyrë që ta kishte nën sundim të plotë këtë trevë të papërkulshme. Ai si vend të përshtatshëm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave të mëdha të Drenicës, në mes Polacit, Llaushës dhe Prekazit. Pasi u bënë përgatitjet e duhura filloi puna me ndërtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet të dalë në punë "vullnetare". Për qdo ditë lartësoheshin muret e ndërtesës e bashkë me to rritej mllefi dhe urrejtja në zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nënpunësit e tjerë të Sarajit me emrin HAMIDI*vendësit u ngriten në këmbë. Kështu, më 14 janar 1891 afër 2 000 vetë  të udhëhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nëpunësit e tjerë, mezi shpëtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpërnda dhe kështu pashai turk (Xhelil Pasha) dështoi, nuk arriti ta nënshtroj Drenicën, për qka koka e tij do të përfundonte në kamarën e turpit.

Në këtë bejtej të përgjakshme u shqua edhe Bejtë Galica. Ai u kishte rënë në sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditësh arrestohet. Bashkë me një grup kryengritësish dërgohet në Shkup. Pashai turk kishte dalur në ballkon dhe po i vështronte të arrestuarit që ecnin kalldrëmeve të pluhrosura. I bëri përshtypje një burr i hajthëm. me tirq të zi e plis të mprehtë në kokë, i cili ecte krenarisht dhe me një mospërfillje. I urdhëroi rojet që tia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari në zyrë pashai e pyeti: 

-Si të quajnë more djalosh i padëgjushëm?

-Bejtë Azemi, por të gjithë me thërrasin Bejtë Galica, -iu përgjigj ai gjakftohtë e duke e shikuar në sy.

-Hë, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonë i ka duart e gjata sa tju arrijë edhe në ato malet tuaja të egra, ku gjeten vdekjen mijëra e mijëra ushtarë tanë- vazhdoi pashai.

-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vërtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetën e ka të shkurtër. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnë ti shkelë këmbë e huaj. Nuk janë mësuar në robëri. Burra e gra luftojnë. Edhe vetë toka, po spati kush ta mbrojë, hapet dhe do tju përbijë të gjallë, por ikni sa sështë vonë...

-Mjaft more zog kaurri - briti me zë hakërrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi të dridhej.

Ti do te kalbesh ne burgjet tona të errëta se je nga ajo farë e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrënjë. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram që quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili më 1389 me thikë të helmuar e therri sulltan Muratin I, që kishte ardhur për ta cliruar Kosovën nga te pafetë. Ai ua ka lënë amanet që të luftoni kundër nesh. Ka pesë shekuj që sundojmë tërë Europën e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Në shpirtin tuaj ka hyrë i paudhi dhe sju lë të qetë. Por ai që ngirtet kundër perandoris sonë të Shenjët do të pësoj kështu si ti, në qelitë tona të ftohta. Nga to do të dilni vetëm të vdekur... unë jam katil për rebelët si ju... Merreni e ma shporrni syshë këtë qafir! -u briti rojeve që qëndronin gaditu para derës se tij.

Me 1902 Porta e Lartë vendosi të bëjë reforma në Vilajetin e Rumelis. Për zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti në Shkupë më 12 dhjetor 1902. Ai për ti mashtruar dhe përvetësuar shqiptarët në përkrahjen e reformave menjëherë e bëri amnestimin e disa të burgosurve. Në mesin e tyre u gjend edhe Bejtë Galica, i cili pasë 11 vjetësh doli nga burgu i Shkupit.

Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhëheqës i luftëtarve nga fshatrat: Galicë, Dubovcë, Mikushnicë, Beqiq dhe Krasaliq. Në muajin shkurt te vitit 1902 i përfaqësoi keto fshatra në tubimin e kretërve të Drenicës që u mbajt në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz. Aty u vendos që të mbahet sa më shpejtë një kuvend i ngjashëm me ato të Gjakovës dhe të Llugës.

Më 26 mars 1903 mori pjesë në fushën e Morinës, në Kuvendin historik të Drenicës, të cilin e udhëhoqi Ahmet Delia. Në te u vendos të kundërshtohen reformat turke. Pas tri ditësh, më 29 mars, mijëra dernicas, nën dretimin e Ramë Lutanit e morën Vushtrrinë pa pengesa të mëdha. Të nesërmen u nisen për në Mitrovicë për tu ndihmuar vëllëzërve shaljanë, të cilët e kishin sulmuar qytetin dhe kërkonin dëbimin e menjëhershëm të konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e përgjakshme. U vranë mbi 300 shqiptarë. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qëndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Një ushtar shqiptar në ushtrinë turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parë këto skena tmerruese e dredh pushken  dhe e qëllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditësh. Edhe në këto luftime u dalluan trimat që i udhëhoqi Bejtë Galica.

Lëvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin përfshir mbar Kosovën. Në muajin korrik 1907 shpërtheu revolta e armatosur në Drenicë. Të gjithë kryengritësit e kësaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallës dhe Devicit.

Shemsi Pasha me forca të shumta gjendej në Mitrovicë. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli që sa ma shpejt të shuhet me gjakë kjo kryengritje. Ky menjëher i nisi dy taborre nën drejtimin e major Vehbi Efendiut për në Drenicë. Posa arritën në Llaushë krusën pushkët e para. Vehbi Efendiyt iu desh të zbres nga kali dhe ta ruaj kokën e vet. Beteja e përgjakëshme e cila zgjati tërë ditën, u zhvillua midis Rezallës dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumë shqiptarë, në mesin e tyre edhe njëri nga prijësit e betejës- Bejtë Galica. Ai kishte mbetur keq përmbys. Një ushtar i kësaj ane e njeh dhe don ta kthejë mbar Vehbi Efendiu iu kërcënua: - Largohu more edepsëz se po të këpus me kamxhik. Ai është harambash që ka kundërshtuar dovlentin. Ashtu le të vdesë, përmbys!

Kështu, në muajin korrik 1907, në fushën e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftëtari 54 vjecar, Bejtë Galica. Pas një jave turqit ia dogjën shtëpin në Galicë duke i lënë pa kulm mbi kokë Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fëmijët e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.

Me vrasjen e Bejtë Galicës nuk u shua rezistenca e armatosur në këtë familje trime. Rrugën e tij do ta vazhdojnë të bijtë, sidomos djali i tretë, Azemi.